Google ADS

Musa Hajdari do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror në atletikë

20:49 | 13 Gusht 2015
M. A.

Musa Hajdari, atleti më i mirë në vend, do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror në atletikë, që mbahet nga 22-30 gusht në Pekin të Kinës. Hajdari është anëtar i kampionit në fuqi Rogana nga Kamenica dhe i Përfaqësueses së Kosovës.

Ai shprehet i gatshëm në çdo pikëpamje për sfidat e reja që e presin në shtigjet e mesme, në kompeticionin më të rëndësishëm në botë të Atletikës.

Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) e ka zyrtarizuar emrin e Hajdarit në faqen e saj zyrtare, në mesin e atletëve që do të marrin pjesë në këtë eveniment. Kjo do të jetë mundësi për të që të fitojë pikë olimpike për Olimpiadën e Rios.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm