Mesfushori shqiptar, Astrit Ajdarevic përfundimisht do të largohet nga klubi grek AEK.
Pas një aventure jo të mirë në Greqi, Ajdarevic është lënë i lirë nga klubi.
Trajneri i AEK-ut ka thënë se lojtarin nuk e ka në plane dhe se i kanë dhënë leje të gjejë një skuadër të re.
Kësisoj lojtari do ta shkëpusë kontratën me AEK-un dhe do të rikthehet në futbollin suedez.
28-vjeçari ka pasur disa oferta të rëndësishme nga futbolli skandinav si Suedia, Norvegjia e Danimarka.
Por Ajdarevic ka vendosur që të rikthehet në futbollin suedez tek skuadra IFK Goteborg.
Për reprezentuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Goteborg do të jetë skuadra e 11-të në karrierën e tij.
Ajdarevic ka luajtur edhe për Liverpoolin, Charltonin, Standart Lutich, Orebro etj.
Hapet pas restaurimit Teatri i Kukullave, Rama: Infrastruktu...
BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshin edhe e...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shemsedin Topko
19 raste të vjedhjeve për një javë në rajonin e Ferizajt
Kadrijaj kritikon Qeverinë: Erdhi në pushtet me shumë premti...
Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori, Gashi: Sinjal i gabuar q...