Ministria e Mbrojtjes bashkë me Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, marrin vendin e parë në rang-listën e ministrive në Maqedoni, sipas indeksit për transparencë aktive për vitin 2018, i përpunuar nga Qendra për komunikime qytetare, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.
Sipas raportit i cili u publikua nga kjo Qendër, metë vërtetë është kënaqësi që Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria për Arsim dhe Shkencë janë vlerësuar më transparencë më të madhe. Kjo tregon gjithë përpjekjet që i bëmë me publikimin e të gjithë dokumenteve, deklaroi Ministrja për Mbrojtje, Radmila Shekerinska.
Nga ranglista e përgjithshme, krahas Ministrive dhe Qeverisë janë të përfshira edhe Komunat, Ministria për Mbrojtje është në vendit e tretë për transparencë e cila nënkupton publikimin e informacioneve, me iniciativën e vet, pa nevojën e kërkesës për qasje deri te ato formacione. Para vetëm dy viteve, Ministria për Mbrojtje ka qenë e vlerësuar në vendin e 45.
Kjo do të thotë se kur ka vullnet mund që t’i shërbesh qytetarëve, të cilët i kanë infromatat e sakta dhe mundësinë që të analizojnë punën tonë, shton Shekerinska duke theksuar se politika e transparencës në Qeveri dhe në Ministri do të vazhdojë./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...