Vatra-Lutfi Hazirit: Merru me ujin në Gjilan, lëri problemet e Brukselit

12:33 | 28 Tetor 2019
arbresh.info

Valmira Arifi-Rrustemi, sekretare e Lëvizjes Vatra i ka kërkuar kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, të merret  me krizën e furnizimit me ujë të kësaj komune.

Ajo ka ironizuar me Hazirin duke i këshilluar t’i lë angazhimet e nivelit qendror të qeverisjes dhe të merret me krijimin e strategjive afatgjate të furnizimit me ujë.

“Duhet të ishit më të përgjegjshëm në krijimin e strategjive afatgjate për furnizim me ujë. Apelojmë të merreni me krizën e ujit, merru me problemet e Gjilanit. Lëri problemet e LDK-së, lëri problemet e Brukselit e ngrohjes globale. Kryetar merru me ujin në Gjilan”, është shprehur Arifi për arbresh.info.

Sipas saj Komuna e Gjilani ka një kohë të gjatë që nuk është marrë në mënyrë efektive me zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm për banorët e Gjilanit.

“Nuk e merre askush seriozisht krijimin e burimeve alternative. Tani jemi para aktit të kryer dhe kemi vetëm disa task-forca të krijuara që flasin në televizione e nuk bëjnë asgjë”, thotë Arifi.

Një ditë më parë arbresh.info ka sjellur imazhe të thatësirës në liqenin e Përlepnicës. Qytetarët e Gjilanit për rreth një vjet kanë probleme të furnizimit me ujë. Sipas tyre, aktualisht nuk ekziston as ndonjë orar i furnizimit./arbresh.info/

Thatësia e Liqenit të Përlepnicës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme