Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës shënon nesër 25 vjetorin e themelimit të saj.
Me këtë rast, BSKP-ja ka organizuar një tubim në të cilin pritet të marrin pjesë shumë mysafirë vendorë e ndërkombëtarë.
Sindikatat e Pavarura të Kosovës, më vonë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (shkurt BSPK), si asociacion jopartiak, u themelua në periudhën e vlimeve të mëdha politike, mu atëherë kur bëhej fjalë për rrënimin e autonomisë së Kosovës dhe kërcënimet serioze të qenies shqiptare në trevat etnike brenda kufijve të shtetit jugosllav. Në atë periudhë kohore, zhvillimet politike ishin të atilla, saqë të drejtat e punëtorëve ishin vetëm një segment i të drejtave që po i humbiste populli shqiptar i Kosovës, prandaj, në radhë të parë, nevojë imediate e kohës ishte mbrojtja e qenies kombëtare. Konform këtyre zhvillimeve misioni i këtij subjekti sindikal ishte mbrojtja e identitetit kombëtar në kuadër të së cilës do të bëhej mbrojtja e së drejtës për punë.
Pra mbështetur në këto, mund të thuhet se BSPK-ja asokohe kishte ngjyrime politike, për çfarë e dokumenton edhe motoja e përhershme e kësaj sindikate me sloganin: “Pa Liri Kombëtare, nuk ka as Liri Sindikale”.
Edhe pse tubimi i parë i veprimtarisë sindikale u mbajt në objektin e Institutit Albanologjik të Prishtinës, ku edhe u zgjodh Këshilli Nismëtar, BSPK si subjekt sindikal u formësua në Kongresin e Parë, i cili u mbajt në Pallatin e Kulturës të qytetit në Gjakovë, duke filluar me punime me 30.06.1990 e deri me 01.07.1990, me pjesëmarrjen e rreth 600 delegatëve, me ç’rast Hajrullah Gorani u zgjodh Kryetar, i cili edhe njihet si kryetar i parë i sindikatave të Kosovës.
Tubimi i BSPK-së për të shënuar 25 vjetorin, do të mbahet nesër në Hotelin Grand duke filluar nga ora 10:00./arbresh.info.
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj bankave dhe energjisë rus...
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas...
Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të f...
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat
Kurat më të mira natyrale kundër irritimit të skalpit të kok...