Kërkesa që Kisha e Shën Sofisë në Stamboll të konvertohet në xhami, ishte arsyeja e protestave të sotshme në Stamboll, të cilat u organizuan nga organizatat joqeveritare turke.
Protestuesit u mblodhën rreth kishës në rajonin historik Sultanahmet, duke mbajtur parulla me mesazhe islamike, njoftuan mediat vendase.
Në një baner shkruante që Kisha e Shën Sofjes “duhet të ri-hapet si një xhami.”
Kjo nuk është hera e parë që kërkohet që kisha e ndërtuar 537 vjet më parë, të shndërrohet në një xhami, transmeton arbresh.info.
Pas rënies së Kostandinopojës në vitin 1453, kisha u shndërrua në xhami, dhe në vitin 1935, me vendim të themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk, tempulli u shndërrua në një muze.
Shumë njerëz në Turqi besonin se kjo ishte një koncesion poshtërues për Greqinë dhe aleatët e saj.
Para dy vitesh, një zyrtar i lartë turk premtoi se kisha ortodokse së shpejti do të konvertohet në një xhami, gjë për të cilën Greqia reagoi ashpër.
Kisha e Shën Sofisë në Stamboll është në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s./arbresh.info/
Mediumi britanik: Shqipëria së shpejti mund të ketë më shumë...
FSHF del me një njoftim të ri lidhur me shortin elektronik p...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
Gjendet granatë dore e pashpërthyer në Banjë të Malishevës
Bayern mund të llogarisë në Musialan për Kupën e Botës për K...
27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të gjuhës së hu...