Një shesh në Prishtinë do ta mbajë emrin e Adem Demaçit. Aty do të vendoset edhe një shtatore e veprimtarit të çështjes kombëtare. Por askush nuk po e di se ku ndodhet ky shesh.
Të martën, Qeveria e Kosovës ka formuar një komision për vendosjen e shtatores së Adem Demaçit në sheshin e Prishtinës që do ta marrë emrin e tij.
Por askush nuk e di se ku mund të ndodhet ky shesh. E as ku do të vendoset shtatorja e Demaçit.
Gazeta Express, të martën, përmes email-it, ka kërkuar informacion nga Qeveria se ku është paraparë të ndërtohet sheshi dhe shtatorja e Adem Demaçit, por nuk ka marrë përgjigje.
Nga ana tjetër, dje vetëm është njoftuar se Qeveria e ka obliguar komisionin e saj për shpalljen e konkursit, përzgjedhjen, rregullimin e hapësirës në lokacionin sheshi “Adem Demaçi”, si dhe mbikëqyrjen e zhvillimit të punëve deri në vendosjen e shtatores.
Përveç sheshit, komisioni i Qeverisë parasheh që emrin e Adem Demaçit ta mbajnë edhe autostrada Prishtinë – Pejë dhe Parku i Qytetit në Prishtinë.
Adem Demaçi ka vdekur javën e shkuar në moshën 83-vjeçare. Për vdekjen e veprimtarit të njohur si “Mandela i Kosovës”, i cili mbajti 28 vjet burgim për çështjen kombëtare në kohën e ish-Jugosllavisë, Presidenca kishte shpallur tri ditë zie./gazeta Express/
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave